Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kamenos ka dhënë dritën jeshile për të pozicionuar në format luftimi armët strategjike të Greqisë, të cilat sipas mediave vendase janë një dhimbje e vërtetë koke për turqit.
Kamenos ka urdhëruar mbajtjen në gatishmëri të raketave anti-ajrore greke S-300 të cilat mund të godasin çdo avion, raketë apo helikopter që i drejtohet në mënyrë kërcënuese vendit deri në 150 kilometra largësi, përcjell Albeu.com.
Raketat S-300 janë prodhim rus dhe fillimisht iu shitën Qipros, por presion turk bëri që në fund të viteve ’90, Nikosia t’a shiste ato Greqisë përmes një marrëveshje të gjerë armësh.
Po ashtu, grekët kanë bërë gati raketat e tyre kundër anije të quajtura “Exocet AM39”, të cilat mund të lëshohen nga anijet, toka apo avionët dhe janë një “ëndërr e keqe” për çdo kundërshtar.
Ato janë prodhim francez dhe Greqia posedon qindra të tilla në arsenalin e saj duke i dhënë siguri në Egje.
Gjithashtu, Greqia ka vënë në gatishmëri edhe sistemet anti-ajrore SA-15 TOR-M1, prodhim rus, përcjell Albeu.com. Ato janë të pajisura me një radar të fuqishëm dhe raketa për të goditur objektivin.
Vendimi është marrë pas tensioneve të fundit në Egje, ndërsa grekët janë të shqetësuar mjaft për dronët e armatosur turq, të cilët janë duke u përdorur sëfundmi në konfliktin në Rusi. /albeu