Grida Duma flet hapur, tregon drejt çfarë mendimin ka për Linda Ramën, Monika Kryemadhin dhe Aurela Bashën

Ish deputetja demokrate Grida Duma është pyetur nga moderatori Ronaldo Sharka për gratë e liderave në politikë, lidhur me faktin se çfarë mendon ajo për to.

Deklarata e Grida Dumës:

“Element kyç të jetës politike (2X). Gratë e liderave, janë influente. Përbëjnë atmosferën, gjëndjen mendore e shpirtërore, të bashkëshortit të tyre qe duhet të marrë vendime. Sa më të arritra të jenë vetë, aq më mirë i bëjnë politikës së ndjekur dhe vendimtare.

Sa më pak të arrira të jenë ato, aq më shumë jam e bindur që influenca do të jetë e pabalancuar. Por që të mendojmë që ka gra të liderave apo të krerëve që nuk influencon, në vendimet e veta, është një utopi fëmirore. Kështu që po, janë shumë të rendësishme”– u shpreh Grida Duma.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu