Antonie Griezamnn dëshiron të largohet nga Atletico Madrid gjatë kësaj vere
Sulmuesi francez ka kërkuar nga Atletico Madrid që ta shes gjatë kësaj vere, pasi dëshiron të provojë diçka të re në një ligë tjetër.
Sipas mediave spanjoll, Griezmann me anë të një letre ka njoftuar zyrtarët e skuadrës Atleticos, se ka ardhur fundi i tij në Madrid.
Ai dëshiron të transferohet në Manchester United, skuadër e cila është gati të paguajë 100 milionë euro për shërbimet e tij.
Griezmann përveç Unitedit po kërkohet edhe nga Real Madrid, Manchester City dhe PSG. /albeu.com/