Griezmann me valixhe gati, dy klube kampione në garë për sulmuesin francez

Antoine Griezmann është pranë largimit nga Barcelona. Për sulmuesin francez interesohen Manchester City dhe Atletico Madrid.

Footmercato shkruan se kampionët e Anglisë kanë nisur negociatat me agjentin e 30-vjeçarit, të cilin Pep Guardiola e vlerëson shumë.

Nga ana tjetër edhe Atletico Madrid, ekipi ku Griezmann shkëlqeu përpara se të transferohej në “Camp Nou” tek ekipi i Messit.

Kampionët e Spanjës ofrojnë Saul Niguez në shkëmbim. Diego Simeone ka mbetur shumë i lidhur me kampionin e botës, për të cilin është gati të sakrifikojë mesfushorin spanjoll.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu