GROM sot u bëri thirrje anëtarëve të saj që të përgatiten për zgjedhje lokale dhe për zgjedhje të mundshme të parakohshme parlamentare.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Qendror të Opsionit Qytetar për Maqedoni, lideri i GROM-it, Stevço Jakimovski tha se këto zgjedhje të parakohshme parlamentare kanë qenë të suksesshme për GROM si parti politike, sepse GROM në kuvendin e ri do të përfaqësohet nga dy deputetë, Panço Minov dhe Çedomir Sazdovski, transmeton TetovaSot.
“Unë besoj se në të gjitha çështjet e rëndësishme dhe thelbësore që kanë të bëjnë me miratimin e vendimeve të rëndësishme politike për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë dhe për mirëqenien e qytetarëve të saj. Ne ishim gjithmonë në anën e mbrojtjes së drejtësisë, integritetit territorial dhe unitetit të shtetit. Në periudhën e ardhshme ne do të punojmë në rritjen dhe forcimin e kapaciteteve të partisë sonë politike, me qëllim që jemi të gatshëm në periudhën e ardhshme që pasojnë zgjedhjet e rregullta lokale dhe zgjedhjet evuntuale të parakohshme parlamentare”, theksoi Jakimovski./TetovaSot/










