Gruaja e bosit të mafias godet gazetaren e njohur (VIDEO)

Maria Grazia Mazzola, gazetare e TG1, është goditur nga gruaja e një bosi të mafias në Bari, ndërsa po përgatiste një speciale mbi mafian në këtë zonë.

Gazetarja u godit me shuplakë pranë veshit, ndërsa po përpiqej të intervistonte një prej pjesëtarëve të familjes së bosit të mafias.

Mazzola është shoqëruar drejt Poliklinikës së Barit, për të marrë ndihmën e shpejtë, por i është dashur të shtrohet në Repartin e Otorinolaringologjisë.

Sikundër raportohet, ajo është shpëtuar nga shërbyesi i Famullisë së Libertà, don Francesco Preite.

Kryebashkiaku i Barit, Antonio Decaro, e ka cilësuar ngjarjen të papranueshme.

“Nuk mund të tolerohet një dhunë e këtij lloji, për më tepër përballë një femre dhe një profesionisteje të impenjuar në kërkim të lajmit.

Jemi prej kohësh peng i organizatave kriminale që mendojnë të ushtrojnë hegjemoninë e tyre mbi këtë territor edhe përmes këtyre episodeve të dhunshme. Siç e kam thënë disa herë, ne nuk do ta kthejmë kokën në anën tjetër përballë kësaj situate dhe nuk do të lejojmë që emri i qytetit tonë të bashkëngjitet me episode të kësaj natyre. Ai qark quhet Libertà dhe duhet të çlirohet nga krimi i organizuar”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu