Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një klinikë private në Durrës, ku një grua 54-vjeçare ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale për ngushtimin e stomakut.
Sipas informacioneve të siguruara nga JOQ Albania, ndërhyrja po kryhej nga mjeku Ilir Shani, ish-shef i shërbimit të Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe njëkohësisht pronar i klinikës private “Villa Alba”, ku ndodhi ngjarja.
Sipas burimeve, ndërhyrja kirurgjikale kishte nisur normalisht, por gjatë saj, gjendja e pacientes është përkeqësuar papritur, duke çuar në ndërrimin e jetës së saj.
Policia e Durrësit ka nisur një procedim penal ndaj mjekut Ilir Shani, duke e akuzuar për “neglizhencë në trajtimin mjekësor”.
Mjeku është proceduar në gjendje të lirë, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje të protokolleve mjekësore.