Gruaja lirohet nga prangat dhe rrëmben veturën e Policisë (VIDEO)

Një grua e arrestuar nga Policia në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arritur që të lirohet nga prangat dhe ta merrte nën kontroll veturën e Policisë ku gjendej në mbajtje nga Policia, shkruajnë mediat amerikane.

Sipas raporteve, gruaja ishte arrestuar për vjedhje në një dyqan. Ndërkohë që Policia po ia kontrollonte çantat, e dyshuara arriti që të zgjidhte duart nga prangat dhe të dilte në ulëset e përparme të makinës së Policisë, transmeton Gazeta Metro.

Pastaj, ajo e voziti makinën me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë duke tentuar që të ikte nga Policia, por ajo u ndalua dhe u arrestua sërish pas 23 minutash më poshtë.

Krejt këtë ngjarje e kapën kamerat e sigurisë të vendosura në veturë, ndërkohë që Policia deklaroi që do të sigurohet që gjëra të tilla të mos ndodhin herave të tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu