Grubi: Ahmeti e pengoi Zaevin që të jep dorëheqje

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi theksoi se kryeministri Zoran Zaev ishte i vendosur të jepte dorëheqje, pas refuzimit të hapjes së negociatave me BE-në.

Ai për emisionin “Opinion” tha se udhëheqësi i BDI-së, Ali Ahmeti nuk e lejoi Zaevin të jepte dorëheqjen, duke argumentuar se mos hapja e negociatave me Maqedoninë nuk ishte një dështim i qeverisë, por një gabim i Bashkimit Evropian.

“Ai ishte gati të jepte dorëheqjen për shkak të zhgënjimit të madh. Sepse ai mori premtime të mëdha. Merkel ka vizituar Maqedoninë”, tha Grubi.

Në pyetjen e gazetarit se pse Zaev ndryshojë mendjen për dorëheqjen e tij, Grubi tha se Ahmeti i tha se nuk ka arsyeje që të pranojmë fajin, sepse faji është në Bashkimin Evropian të cilët nuk arritën ti mbajnë premtimet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu