Grubi: Kemi mbështetjen e Prishtinës dhe Tiranës për platformën e përbashkët në qeverisjen e ardhshme

Deputeti dhe njëkohësisht shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi lidhur me takimin e djeshëm me thirrje të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, tha se takimi u zhvillua në frymë vëllazërore dhe ishte në funksion të mbështetjes së Prishtinës zyrtare për përpjekjet e partive shqiptare në Maqedoni që të përpilojnë një platformë të përbashkët për qeverisjen e ardhshme.

Në takimin që u zhvilluar në Prishtinë, mori pjesë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, lideri i BESËS, Bilall Kasami dhe lideri i LR-PDSh-së, Ziadin Sela.

“Takimi i djeshëm konsultativ në Prishtinë, i thirrur nga Presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi, u zhvillua në frymë vëllazërore dhe ishte në funksion të mbështetjes së Prishtinës zyrtare për përpjekjet e partive shqiptare në Maqedoni që të përpilojnë një platformë të përbashkët për qeverisjen e ardhshme.

Të njejtën mbështetje e gjetëm edhe tek Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, por edhe te Presidenti Nishani dhe Kryetari Kuvendit Ilir Meta.

Solidarizimi i Tiranës dhe Prishtinës me iniciativën vendore për t’i unifikuar qëndrimet tona rreth çështjeve kyçe të shqiptarëve në Maqedoni është e mirëpritur dhe në funksion të një kohezioni shoqëror edhe më të avancuar”, shkruan Grubi llogarinë e tij personale në Facebook. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu