Grubi: Kemi mbi 80 deputetë për ndryshimet kushtetuese

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në një dalje të ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se do të jenë mbi 80 deputetë për ndryshimet kushtetuese, transmeton InfoShqip.

“64 mazhoranca aktuale, 10 deputetë të tjerë nga ASH dhe BESA, janë 74 deputetë. 2 deputetë nga e majta nuk do të votojnë me siguri. Pra ka vetëm deputetë të VMRO-DPMNE-së që nuk janë të gjithë nga VMRO-ja, ka edhe nga partitë tjera më të vogla. Besoj se të gjithë ata deputetë nga koalicioni VMRO kanë bindje evropiane”, thotë Grubi.

“Tani, para se të mbërrija në studion e TV21, kam pasur një takim me përfaqësues relevant nga komuniteti ndërkombëtar. Ka optimizëm. Besoj se do të kemi më shumë se 80 deputetë për të votuar ndryshimet kushtetuese. Dhe jam i bindur se do të jetë. VMRO-DPMNE është anëtare e PPE-së, kemi informacione se ka bisedime serioze me PPE-në për të ndihmuar në proces”, ka shtuar ai.

Grubi tha se tani është koha që të hapet Kushtetuta dhe të zgjidhen të gjitha çështjet e pazgjidhura.

Këtu është një ide që po diskutojmë. Kemi zbuluar shumë të meta në Kushtetutë këto 20 vite, këtu po ju them ekskluzivisht, po, tani është koha që të hapet Kushtetuta dhe të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura”, tha Grubi./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu