Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim-së, Artan Grubi, ka thënë se VMRO-DPMNE-ja nuk do të gjejë partner në mesin e shqiptarëve për skenare të dhunshme, sepse ata nuk janë vegla.
“Nuk është fundi i botës nëse VMRO-DPMNE mbetet në opozitë”, ka thënë Grubi në “Ora e Fundit”, duke shtuar se ai dhe partia e tij kërkojnë një qeveri të pastër maqedonase, që sipas Grubit, nuk do të ndodhë kurrë.
Grubi ka thënë se arsyeja kryesore që ia kthyen shpinën VMRO-DPMNE-së ishte se ata nuk duan ta vazhdojnë mandatin e PSP-së, duke hequr nga lista të gjithë të dyshuarit për krime dhe funksionimin e sundimit të ligjit.
“Ne kemi biseduar me VMRO-DPMNE-së nga pika e parë deri tek pika e fundit. Kemi pasur shkëmbime mendimesh për të gjitha pikat, duke përfshirë ato të deklaratës. Kemi arritur deri tek një produkt i përbashkët e cila është vlerësuar më pas si e pamjaftueshme për shkak se kemi vendosur që Gruevskin ta dërgojmë në pension politik, ndërsa VMRO-DPMNE-ja në opozitë”, tha Grubi. /albeu