Grubi merr postin e zv-kryeministrit: Do të punojmë në realizimin e programit qeveritar

Ministrat shqiptarë në kabinetin qeveritar të Zaevit, pak para takimit me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski, realizuan një takim që sipas zv. Kryeministrit Artan Grubi kishte për qëllim koordinimin në prag të takimit me presidenti e shtetit.

“Kishim një takim koordinativ me të gjithë ministrat që vijnë nga radhët e Bashkimit Demokratik, takim para se të shkojmë në takimin me presidentin e shtetit. Bashkë konstatuam se do të punojmë dhe do të bëjmë përpjekje maksimale për të zbatuar programin të cilin e miratoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Artan Grubi, zv. Kryeministër.

“Jemi një trup, që do të vendosim bashkë dhe bashkë do të zbatojmë programin qeveritarë. Gjitha vendimet do të jenë në të mirë të qytetarëve”, tha Grubi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu