Ggrubi: Na duhet Maqedonia ëndërr, e jo makth! Maqedonia do të bëhet Dubai i Ballkanit

1 dhjetori 2016 paraqet një leksion shumë të madh dhe shumë të dobishëm politik dhe jetësor për të gjithë ne, për partitë politike, mediat, organizatat joqeveritare, qytetarët, dhe në përgjithësi për të gjithë shoqërinë tonë, tha kryetari i Komisionit për çështje evropiane Artan Grubi në konferencën e sotme “Rruga më tej e Republikës së Maqedonisë”.

Sipas tij, nga pikëpamja e sotme, mundet me komoditet të komentojmë rreth asaj kush, si dhe në çfarë mënyre i ka lexuar porositë e qytetarit më 11 dhjetor.

“Sikur mos të ishte tërë kjo e mjaftueshme për demokracinë tonë vulnerabile, saga vazhdoi edhe pas 11 dhjetorit, me seancën e pafund konstitutive të Kuvendit, me mandatin e ndarë në mënyrë joligjore, me negociata, në thonjëza, të cilat ishin çdo gjë vetëm jo negociata, me kthimin e mandatit pas vendimit të BDI-së mos të bëjë koalicion me VMRO-në, me një muaj amortizim që të kuptohet dhe pranohet realiteti dhe vendimi i ri i BDI-së, pastaj me qasjen në ndryshim, në zbatimin e dëshirës së popullit, deri në ditën kur pas gjakut të derdhur, thithjes së lotsjellësit, përjetimit të dhunës, në Maqedoni u lind dielli i ri i ndryshimit, i barazisë, i ardhmërisë”, tha Grubi.

Ai tha se detyra jonë është të luftojmë edhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar sepse një lider dhe politikan i korruptuar paraqet rrezik të sigurisë për përcaktimet gjeostrategjike të shoqërisë. Andaj, shtoi ai, me përgjegjësi pohoj se viti 2018 është vit i Republikës së Maqedonisë, i Maqedonisë së barabartë dhe Maqedonisë euroatlantike.

“Na duhet Maqedonia e bashkuar, na duhen autoritete të cilat do të mbledhin, bashkojnë, mobilizojnë, të cilat do të jenë humanë dhe fisnikë. Na duhet gjumë, në vend të pagjumësisë dhe njerëz që kanë ëndrra, në vend të atyre që shikojnë tjetrit t’ia shkatërrojnë. Na duhet lëvizje dhe hap i cili për ndryshim nuk do të jetë në të kot dhe mbrapa. Nuk ka zgjidhje tjetër, kjo është Maqedonia e orientuar drejt ardhmërisë. Nuk mundemi dhe nuk guxojmë ta mashtrojmë demokracinë, nuk mundemi dhe nuk guxojmë të aktrojmë proces. Nuk ka demokraci nëse kontrollohet gjyqësori, nëse kontrollohet sektori civil, komuniteti akademik, mediat, trupat kontrolluese, nëse asetet shtetërore shfrytëzohen në favor të programit partiak, nëse punësimet bëhen sipas çelësit partiak. Literatura franceze atë e definon si demokraturë, ndërsa tek ne ajo rimohet me diktaturë, kjo nuk guxon të lejohet!”, ka thënë Grubi./Medial.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu