Grubi me nismë për rastin e Kumanovës. Ja detajet

Deputeti i BDI-së Artan Grubi do të nis një iniciativë në Kuvend për përgjegjësinë e drejtuesve të agjencionit për zbulim për rastin e Kumanovës. Siç thotë deputeti Grubi dëshmitë e protagonistëve e konfirmojnë në tërësi që BDI dhe Kryetari Ahmeti nuk kanë asnjë gisht të vetëm në këtë ngjarje tragjike.

“Gjykimi i deritanishëm në rastin e Kumanovës nëpërmjet prezentimit të dëshmive nga ana e protagonistëve të ngjarjes po zbulon të vërtetën shokuese për përfshirje mashtruese në këtë rast të agjentëve të Agjencionit për Zbulim, që është nën kompetencat e Presidentit Ivanov.

Në cilësinë e Deputetit, do të nis një iniciativë në Kuvend për përgjegjësinë e drejtuesve të agjencionit për zbulim në këtë rast kaq të rëndë.

Njëkohësisht, dëshmitë e protagonistëve e konfirmojnë në tërësi që BDI dhe Kryetari Ahmeti nuk kanë asnjë gisht të vetëm në këtë ngjarje tragjike.
Prandaj miq, e vërteta po del në shesh përkundër gjithë fushatës së tmerrshme dhe të papërgjegjshme mediatike dhe opozitare” ka shkruar deputeti i BDI-së Artan Grubi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu