Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi në konferencën e sotme për shtyp, me rastin e shënimit të 100-ditëshit të Qeverisë LSDM-BDI tha se në bisedimet me Bullgarinë në asnjë moment nuk është diskutuar për gjuhën dhe identitetin maqedonas. Grubi theksoi se shqiptarët mbështesin maqedonasit në kontestin me Bullgarinë.
“Në cilësinë e përfaqësuesit më të lartë të komunitetit shqiptar në vendin tonë, do të doja të jepja mbështetjen e plotë deri tek komuniteti maqedonas, në përpjekjet e përbashkëta për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të përsëris dhe t’ju bind se në asnjë moment me fqinjin tonë nuk diskutohet për çështje të identitetit dhe gjuhës”, deklaroi mes tjerash Grubi.









