Qytetarët e Maqedonisë së Veriut më 15 korrik do t’u drejtohen kutive të votimit. Ndërkohë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka propozuar se ka ardhur koha që vendi të ketë një kryeministër shqiptar.
Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi në një intervistë për Abc News dha më shumë detaje për situatën politike në Maqedoninë e Veriut. Deputeti theksoi se gjasat janë që për herë të parë Maqedonia e Veriut të ketë një kryeministër shqiptar.
Sipas tij, Bashkimi Demokratik për Integrim erdhi me këtë propozim në këto zgjedhje për të shembur murin e fundit. Grubi thekson se një gjë e tillë mund të arrihet siç u arrit me kryetarin e Kuvendit në vitin 2016 dhe më herët me ministra.
“Kemi dalë me një premtim të guximshëm, që të shembin edhe murin e fundit. Për herë të parë një parti shqiptare në Maqedoni garon me një kandidat për kryeministër. Nuk ka pasur asnjëherë shqiptar kandidat.
Gjithmonë kryeministri ka qenë nga LSDM ose VMRO-DPMNE. Ne duam që këtë binom maqedonas ta rrënojmë, duke imponuar një kryetar të qeverisë shqiptar. Këtë e bëmë në vitin 2016 me kryetarin e Kuvendit. Një kryeministër shqiptar në Maqedoni arrihet ashtu siç ndodhi me kryetarin e Kuvendit. Në të kaluarën kemi arritur edhe me ministrat. Shpresojmë që vota e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe e shqiptarëve të jetë vendimtare dhe ne të përcaktojmë kush do jetë kryetari i këtij vendi, me gjasë një shqiptar.
Të gjitha partitë politike kanë dorëzuar listat, por ne u bëjmë apel që të na bashkangjiten pas shpalljes së rezultateve në përpjekje të përbashkëta për kryeministrin e parë shqiptar. Bashkimi Demokratik për Integrim nuk e kërkon kryeministrin për vete”, tha ai.
Video:











U plake tu shemb mure ta qifsha at gruen nbith klloshar shkupi