Grubin e përzënë nga bulevardi “Bllagoja Toska” në Tetovë

Një ditë pas njoftimit të Komunës së Tetovës se bulevardi “Bllagoja Toska” bëhet realitet për tetovarët, zv kryeministri i parë Artan Grubi ishte nisur sot për të parë nga afër këtë bulevard e sigurisht edhe për tu fotografuar me gjasë.

E kjo vizit e Grubit duket si nuk i ka shkuar ashtu siç ka planifikuar. Siç mëson ZYRTARE.net, dhjetra banorë në këtë bulevard kanë dalë dhe ia kanë bërë me dije Grubit se nuk është i mirëseardhur atypranë për shkak të neglizhencës që ka pasur ekzekutivi për këtë projekt.

Sipas banorëve fajtor për zvarritjen disa mujore të punimeve në këtë bulevard ka qenë Qeveria dhe zv kryeministri Artan Grubi.

Kryetari i Këshillit komunal të Tetovës, Besar Durimishi dje njoftoi se bulevardi “Bllagoja Toska” bëhet realitet për tetovarët fal angazhimit të vet administratës komunale dhe kreut të komunës, Bilall Kasami./ Zyrtare.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu