Më shumë se një orë e gjysmë zgjati takimi mes përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe zv.ndihmësit të sekretarit Amerikan të Shtetit, Hoyt Yee.
Gruevski me makinë doli nga Klubi i deputetëve ku edhe u mbajt takimi dhe nuk ndaloi për deklarata para gazetarëve.
Deklaratë nuk dhanë as deputetët Aleksandar Nikollovski dhe Vllatko Gjorçev, të cilët paralajmëruan komunikatë nga partia për një kohë të shkurtë.