Kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka ritheksuar se nuk do të lejojë që LSDM-ja të formojë qeverinë e re duke përkrahur Platformën Shqiptare.
Gjatë një intervistë për të përditshmen kroate, “Jutarnj List”, Gruevski ka thënë se “nuk do të pranojmë ide dhe propozime të cilat do të rrezikonin identitetin nacional të Maqedonisë, popullit maqedonas dhe gjuhës sonë”.
Ai ka thëksuar edhe njëherë se ka sidponon një vërtetim të qartë se platforma e shqiptarëve, e cila i bashkoi LSDM-¬në dhe partitë shqiptare, është bërë në Tiranë.
Ndërkohë, nga LSDM-ja kanë bërë me dije se problemi kryesor i Gruevskit është frika e tij që të përballet me organet e drejtësisë për shkak të aferave korruptive në të cilat ai është i përfshirë. /albeu