Gruevski kishte pranuar ligjin e njejtë që e pranoi Zaevi për dygjuhësinë, BDI ka marrëveshjen, por nuk flet?!

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski që ishte mandatari i parë për formimin e Qeverisë kishte pranuar propozim-ligjin për gjuhën shqipe, gati të ngjajshëm me ate që e ka pranuar lideri i LSDM, Zoran Zaev, thotë për INA, një përfaqësues i BDI-së, i cili ka qenë i informuar lidhur me rrjedhën e bisedimeve për formimin e Qeverisë.

“Propozim-Ligji për gjuhën shqipe ka qenë identik me ate që e ka pranuar LSDM. Ka ndonjë ndryshim minimal. Tani VMRO-DPMNE luan lojën e dyftyrësisë. Pengesat kanë qenë tek Prokuroria Speciale”, thotë funksionari i BDI.

Sipas tij, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri duhet të dalin të flasin dhe të sqarojnë se çfarë kishte pranuar BDI. Kohë më parë INA informoi për takimet e zhvilluara në Mavrovë dhe më pas në hotel “Marriot” në Shkup, ku ishin harmonizuar shumë qëndrime midis dy partnerëve të koalicionit të deritanishëm qeveritar VMRO-DPMNE  dhe BDI.  BDI duhet të zbardhë marrëveshjen që kishte diskutuar me VMRO-DPMNE./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu