Nikolla Gruevski ka reaguar ndaj arrestimit të sotëm të disa funksionarëve dhe ish funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, njofton InfoShqip.
Ai ka theksuar se si është e mundur që doktorë shkencash të arrestohen për terrorizëm, për çka denimi minimal është 10 vjet burg, e nga ana tjetër ka lëshuar nga burgu kriminelët me të cilët ka bashkpunuar gjatë kohës kur ishin në fuqi para vitit 2006.
Ai kërkoi që menjëherë të ndalohet dhuna që po ushtron LSDM ndaj kundërshtarëve politik. Në fund ai theksoi se do t’u bashkangjitet protestave që po mbahen para gjykatës penale./InfoShqip.com










