Pas takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka vendosur që mediat rreth takimit t’i njoftojë përmes një komunikate.
“Nga ana e VMRO-DPMNE-së është shprehur pakënaqësi nga platforma e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe pasojat negative që shkaktohen nga ndërhyrja brutale në punët e brendshme të shtetit fqinj. Gjithashtu është shkaktuar fakti për prishjen e parimit për koalicion “fituesi me fituesin” pas zgjedhjeve. Duke folur për zgjidhjet e mundshme, VMRO-DPMNE-ja përsëriti vlerësimin se mbajtja e zgjedhjeve të reja është zgjidhja më e mirë”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së./InfoShqip.com