“Thirrjet e Nikolla Gruevskit për mobilizim në mbrojtje të Maqedonisë, janë trillime dhe përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen e popullatës nga problemet reale me krimin dhe shpërdorimet e shumta që janë bërë gjatë qeverisjes së tij e që kanë rezultuar me hetime të shumta nga Prokuroria Speciale”, është shprehur aktivistja Mirjana Najçevska.
“Gruevski e ka të detyruar të veprojë kështu që të mund të ngjallë emocionet e qytetarëve dhe ato të defokusohen nga kërkesat themelore dhe të fokusohen në mbrojtjen e diçkaje që as nuk është sulmuar, diçka që as nuk është rrezikuar, pra krijohet simulim i rrezikut, që të bëhet zgjim emocional, mobilizim emocional i njerëzve dhe të harrojnë për gjithë atë që është bërë në 10 vitet e kaluara”, ka thënë ajo për “Alsat”.
Najçevska është shprehur se nuk ka vend për panik, pasi qytetarët janë mjaftueshëm të vetëdijshëm se qeveria është në duar të tyre, ata janë bërë imun ndaj gjuhës së urrejtjes së politikanëve dhe nuk do të bien pre e qëllimeve të Gruevskit. /albeu