Publikimi i lajmeve të rrejshme dhe informacioneve e pa vërteta për ta nxir VMRO-në nuk do ta ndihmojnë Zoran Zaevin dhe partitë që e përbëjnë qeverinë në defokusimin e publikut për premtimet që i kanë dhënë.
Kështu nis reagimi VMRO-së ndaj lajmit me titull:, “Shikoni WC-në e artë që Gruevski ka bërë me para të popullit”, njofton agjencia e lajmeve INA.
Nga kjo parti theksojnë se kjo është një gënjeshtër e kulluar dhe se LSDM-ja me partnerët e saj në vend të projekteve do të vazhdojë me destruktivitet, mashtrime dhe intriga.
Fotografi të papara deri më tani nga WC-ja e selisë luksoze të VMRO DPMNE-së kanë rrjedhur në internet, percjellen mediat sot. Opinioni gjatë kohë e kishte të ndaluar të futet dhe të fotografojë brendinë e selisë së partisë së Gruevskit, e cila vlerësohet si një ndër partitë më të pasura në Evropë, madje më e pasur edhe se partia e kancelares gjermane Angela Merkel.
Ndryshe, Prokuroria Speciale ka ngritur disa padi penale ndaj kreut të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe zyrtarë tjerë të lartl të kësaj partie, por gjithashtu ka kërkuar edhe ngrirjen e pasurisë së saj. Kuptohet që gjykatat të cilat janë akoma nën diktat e plotë të Gruevskit, e kanë refuzuar një gjë të tillë. Tualetë të bëra me elemente të arit bota ka parë vetëm tek disa diktatorë, siç ishte Sadam Husein, kuptohet pas rënies së tyre. (INA)