Gruevski-romëve të Maqedonisë: Të gjithë së bashku jemi qytetarë të këtij shteti

VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, kanë mbajtr mbrëmë një tubim në Shuto Orizarë, ku janë takuar me qytetarët e këtij vendi.

Kandidati i listës së në NJZ 2, Nikolla Todorov, ka prezantuar programin para qytetarëve ndërsa lideri i VMRO-DPMNE-së dhe bartësi i listës së kandidatëve në NJZ 4, Nikolla Gruevski, u ka premtuar qytetarëve romë se do të punojnë për zgjidhjen e problemeve të tyre.

“Të gjithë ne së bashku jemi qytetarë të këtij shteti dhe menaxhojmë me këtë shtet.

Populli në zgjedhje e ka mundësinë ta shpreh mendimin e vet dhe ta caktojë drejtimin në te cilin do të lëviz shteti dhe të thotë se kush dëshiron gjatë periudhës së ardhshme ta udhëheqë shtetin”, ka thënë Gruevski.

Ai shtoi se së bashku do të punojnë për zgjidhjen e problemeve, të krijohen kushte më të mira për jetë, standard më i lartë, më shumë punësime, rroga dhe pensione më të larta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu