Dy vota për paraburgim dhe një kundër ishte votimi i planifikuar i trupit të gjykatësve që kishte vendosur për masën e paraburgimit për Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov dhe bashkëpunëtorët e tyre, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale.
Kjo është bërë e ditur për DW nga burime të Gjykatës Penale, lidhur me votimin që duhej të bëhej prej këshillit treanëtarësh të gjykatësve, të cilët kishin në dorë dosjen e lëndës “Titanik”. Por ky epilog ishte parandaluar, pasi që mbrojtja e Gruevskit ka mësuar se si do të votohet dhe ka kërkuar ndërrimin e një gjykatësi, që është Darko Todorovski. Por edhe pas ndrrimit trupi gjyqësor ka vendosur për masën e përkujdesjes, duke votuar 2 me 1. Sipas kësaj, Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tyre u janë marrë pasaportat dhe janë urdhëruar që të paraqiten në gjykatë.
Në rastin “Titanik” që ka të bëjë për manipulime zgjedhore, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 20 vetave, ku bëjnë pjesë Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Mile Janakievski, Kiril Bozhinovski dhe Martin Protugjer.










