Gjykata themelore Shkupi 1, dy të më parë bëri të ditur se sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish-ministrit Mile Janakieski, të akuzuar në lëndën ”TNT” të Prokurorisë Speciale Publike.
Kjo lëndë ndërlidhet me dhunën në komunën Qendër, dhe kërcënimet ndaj kryetarit të kësaj komune, Andrej Zhernovski që ndodhi gjatë verës së 2013. Atëkohë Gruevski kishte urdhëruar që Zhernovski të rrihet me shuplaka nga ndonjë aktivist partiak.
Seanca e parë u shty për pas zgjedhjeve.
Ky rast ka dalë nga përgjimet e paligjshme, nga ku kanë dalë edhe disa lëndë tjera hetimore, që janë në rrugë e sipër.