Grupi i Kumanovës: Kush e prek familjen e El Chekës na prekë neve

Pjestarët e Grupit të Kumanovës kanë përcjellë një letër nga burgu duke reaguar lidhur me incid entin e djeshëm para protestave për zbardhjen e rasteve të montuara që u mbajt në Shkup, nënvizon Lajm.

Sami Ukshini i njohur si komandant Sokoli, Val Zeka dhe Shek Hallaçi i kanë përcjellë porosi kreut të BDI-së, Ali Ahmeti dhe zyrtarit të kësaj partie nga Shkupi, Ismet Guri.

“Të falat ju çuam edhe përmes Ismet Gurit për Ali Ahmetin dhe klanin e zajazit , pas El Chekës qëndrojmë ne, kush e prek atë dhe familjën e tij prek mbi gjithë neve, kur ska qen në traditen Shqiptare që të sulmohën grat dhe femijët ,EL CHEKA është nën urdhërat tona, ai bën atë që i themi ne, e nëse dikush mundohet me i bë diçka ,si që edhe e kërcnojnë,burgu është i vogël për me na mbajtë, ne presim Hetim Ndërkombtar për rastin ton që me automatizëm na sjell lirin, sepse fajtorët dihet kush janë, ndyrësirat shqiptare që në vazhdimësi ju kanë shërbyer pushtetëve antishqiptare në kolltuqët e pushtetit ,dhe ata që ikën në Hungari. Duam të dalim kryelart nga këtu jo se nuk kemi mundësi me ik, por kërkojm vetëm drejtësi! Të fala nga un Sami Ukshini, Val Zeka dhe Shek Hallaçi!”, theksohet në këtë letër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu