Shtimi i badigardëve të Lulzim Bashës si edhe informacioni se ai vërtetë ishte në rrezik për jetën ngjan me të njëjtën situatë që kaloi Edi Rama gjashtë vite më parë, në fillim të vitit 2011″>2011.
Madje, situata ështe tmerrësisht e ngjashme, pasi Rama ishte atëherë në kulmin e protestave të opozitës kundër qeverisë Berisha, ashtu siç është sot Basha në raport me qeverinë Rama, shkruan Albeu.com.
Një eleminim i liderit të opozitës në atë kohë do të sillte destabilitet të madh në vend, ashtu siç do të krijonte të njëjtën situatë në këtë moment nëse i ndodhte gjë Bashës.
Blendi Fevziu shkruante sot se një ndër personazhet që ishte paguar për të eleminuar fizikisht Lulzim Bashën, ishte i njëjt me ata që kishin kërcënuar një tjetër politikan të rendësishem në vitin 2011″>2011.
Fill pas “21 Janarit”, Rama u pa me gjashtë badigardë më 28 janar, gjatë homazhit për dëmonstruesit e vrarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Organet e sigurisë thanë atëhere se në drejtim të Ramës ishin dërguar disa mesazhe dhe e-maile me kërcënime fizike ndaj tij.
Kërcënimet ndaj Ramës u perceptuan edhe nga shërbime të huaja partnere duke bërë që ish-lideri i opozitës të rriste numrin e badigardëve. /Albeu










