Guardiola: Do t’i përgjigjesha thirrjes së Barcelonës

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardioa pranon se një thirrje nga Barcelona do ta shihte atë të kthehej në Camp Nou.

Guardiola ka folur gjerë dhe gjatë ku njëra nga temat ishte rikthimi i Mikel Artetas te Arsenali si trajner.

Trajneri i Cityt ka thënë se e ka përkrahur rikthimin e Artetas, ashtu siç do vepronte edhe vet nëse Barcelona do ta thërriste të kthehej.

“Arsenali ka qenë gjithmonë klubi i Artetës edhe kur ai ishte asistent këtu me mua, i vetmi ekip ndaj të cilit nuk po festonte ishte Arsenali”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Dhe kur ai mori thirrjen nga Gunners, unë nuk mund ta ndaloja, kush isha unë për ta bërë këtë?”.

“Më shiko, unë jam këtu, por nëse Barcelona më thërret, duhet të shkoj, sepse është klubi im”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu