Guardiola: Jam i dashuruar në Marco Verrattin

Marco Verratti tregon vetën çdo herë që del në fushë se është një nga mesfushorët më të mirë sot, gjë që është pranuar edhe nga trajneri i njohur Pep Guardiola.

PSG shënoi fitore me rezultat 2-0, me golat e Idrissa Gueye dhe Lionel Messit.

Në konferencë për shtyp pas përfundimit të takimit, Pep Guardiola vlerëson lart mesfushorin italianin, Marco Verratti.

“Unë jam i dashuruar me të, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm sepse kur është nën presion ai ka qetësinë për të dhënë një prekje më shumë dhe të jetë në gjendje të bëjë një pasim midis linjave pas mesfushorëve”

“Ai është një lojtar i me klasë të lartë”, ka thënë Guardiola.

PSG mori fitore që e dërgon në krye të grupit me 4 pikë, ndërsa Manchester City ka 3 pikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu