Guardiola pranon se Arsenali mund të regjistrojë 100 pikë këtë sezon

Timonieri i Manchester City, Josep Guardiola, tha se Arsenali i Londrës do të shënojë 100 pikë këtë sezon. “Ata do të arrijnë në 100 pikë, nëse luajnë me mesataren aktuale, ne thjesht nuk do t’i arrijmë. Ne duhet të luajmë pothuajse në mënyrë perfekte dhe të shpresojmë që ata të humbasin pikë”, tha Guardiola për BBC.

Guardiola vuri në dukje se pavarësisht një barazimi pa gola kundër Newcastle më 3 janar, Topçinjtë dukeshin të mrekullueshëm.

Qytetarët janë shtatë pikë prapa Arsenalit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu