Gucati: Serbia dërgoi listë të re në Interpol, një veteran i UÇK-së u ndalua në Shqipëri

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL të UÇK-së), Hysni Gucati, ka bërë të ditur se një veteran i UÇK-së është ndaluar sot nga Policia në Shqipëri, pas dërgimit në Interpol të një liste ku përfshihet edhe emri i tij.

Përmes një shkrimi në Facebook, Gucati u ka kërkuar veteranëve të UÇK-së që të mos dalin nëpër shtetet tjera, pasi, sipas burimeve të organizatës së tij, Serbia ka dërguar në Interpol një listë me emra të ish-pjestarëve të UÇK-së.

Guacti ka kërkuar nga Shqipëria ta lirojë sa më parë veteranin Murtez Kastrati.

“… deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë, Qeveria e Kosovës sa me parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla”, ka shkruar Gucati.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu