Haaland dëshira e madhe e Chelsea, Dortmund do 175 milion euro

Thomas Tuchel është i qartë: ai kërkon një sulmues te kampionët e Europës dhe dëshira është një emër i njohur dhe që garanton gola. Me siguri të gjithë bien dakord që Erling Haaland i plotëson këto kërkesa.

Chelsea e ka bërë lëvizjen e parë, por për momentin sulmuesi norvegjez duket i paarritshëm. Kërkesa e Borussia Dortmund është e lartë dhe londinezët normalisht janë stepur.

Verdhezinjtë duan 175 milion euro për kartonin e Haaland. Këtë verë Dortmund mund ta mbajë në skuadër, por verën e ardhshme do të jetë shumë e vështirë, për shkak se në kontratën e tij aktivizohet klauzola që e lejon të largohet për 75 milion euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu