“Haaland qëndron te Borussia Dortmund”, drejtori i gjermanëve i vë vulën

Erling Haaland u fut shumë shpejt në arenën e madhe të futbollit dhe brenda pa muajsh nga shpërthimi i tij, Borussia Dortmund operoi shpejt dhe e bleu nga Salzburg.

Pas kësaj, klubet më të mëdha në Europë e duan me patjetër yllin norvegjez dhe po negociojnë me agjentin e tij, Mino Raiola, që kërkon t’i gjejë sa më shpejt një klub që lufton për çdo trofe.

Megjithatë, duket se kjo nuk do të ndodhë këtë verë. Drejtuesit e Borussia Dortmund janë të bindur se nuk e lejojnë shitjen e 20-vjeçarit në merkaton e ardhshme dhe këtë e konfirmon edhe një herë drejtori sportiv i Borussias, Sebastian Kehl.

Mund t’ju them se Erling Haaland do të luajë me Borussia Dortmund sezonin e ardhshëm. Jam plotësisht i bindur. E shoh atë çdo ditë në stërvitje dhe jo vetëm dhe mund të konfirmoj se ai identifikohet plotësisht me klubit”, shprehet Kehl.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu