Habit moderatorja e njohur Top Channel: Nuk futem në BB VIP se do vritesha, kot nuk harxhoj 2 mijë euro

Erjola Doçi, moderatorja shumë e komentuar nuk e sheh veten pjesë të “Big Brother VIP”, jo vetëm për shkak të izolimit, por edhe komenteve që mund të merrte nga jashtë dhe që do të ndikonin tek njerëzit e saj të dashur.

Në një intervistë për “Expuls”, Erjola tregoi se një arsye tjetër është edhe rrëmuja në shtëpi dhe pastërtia, gjëra që ajo nuk i toleron dot.

Kam pasur oferta për Big Brother VIP, por është diçka që nuk e kam vendosur. Mendoj që nëse do isha pjesë njerëzit do shihnin komplet anën time tjetër që nuk e kam shfaqur, por unë ruaj shumë familjen sepse i përjetojnë komentet. Pastaj është dhe izolimi, do vritesha nëse do e shihja rrëmujë vendin se kot nuk harxhoj 2 mijë euro se jemi të fiksuar pas pastërtisë”, u shpreh Erjola.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu