Hahn e konsideron si joproduktiv ndërmjetësimin e Ramës

Eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, ka folur në një intervistë të dhënë për “Deutsche Welle”, për qeverinë e re dhe mundësitë që nëse plotësohet premtimi, të përshpejtohet procesi i integrimit në BE.

Në prag të vizitës së tij në Maqedoni, të paralamjëruar për më 21 mars, Hahn thotë se fillimisht duhet dorëzim demokratik i pushtetit, e më pastaj zbatimin e reformave për të cilat është arritur një ujdi.

Hahn e konsideron si joproduktive ndërmjetësimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ndërkaq akuzoi Rusinë se po i hedh benzinë zjarrit duke përkeqësuar situatën e paqëndrueshme në rajon.

Ai i hedh poshtë kritikat se BE-ja e ka humbur ndikimin në rajonin e Ballkanit, posaçërisht në Maqedoni, duke theksuar se 75% e qytetarëve të vendit kërkojnë anëtarësim në BE./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu