Haki Abazi, ish zv/kryeministër në qeverinë e Albin Kurtit, tani po e kritikon edhe qeverinë e Shqipërisë. Sipas Abazit, qeveria shqiptare dhe ajo në Kosovë paraqesin rrezik për interesin kombëtar. Ai ka thënë se të dyja këto qeveri punojnë në bazë të interesave të Serbisë dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.
Postimi i plotë:
“Kjo qeveri ilegale e mesantës që është instaluar në Kosovë e që është edhe produkt edhe i qeverisë në Shqipëri- të dyja janë të subordinuara në agjendën e Vuçici dhe kanë hequr dorë nga veprimi si shtete të pavarura, bashkë paraqesin rrezik për interesin kombtar.
Në planin e brendshëm janë pararojë e sistemit të kapur oligarkik e të korruptuar dhe në planin ndërkombtar janë me minishengenin dhe kundër boshtit transantlatik.”









