Eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han, duke folur për Raportin e Progresit dhe hapjen e negociatave, tha se nëse mbahet dinamika e reformave ashtu siç pret ai, raporti për vendin do të jetë i qartë. I pyetur se si e komenton deklaratën e opozitës në vend se vendi nuk është i gatshëm për negociata, ai tha se nuk komenton deklarata inivdiduale por, shtoi që Maqedonia e Veriut ka realizuar progres të dukshëm në shumë fusha. Ndërsa, sa i përket zgjedhjeve presidenciale, Han theksoi se ka marrë garancë nga lideri i opozitës, Hristijan Mickoski se nuk do t’i bojkotojnë zgjedhjet në rrethin e dytë.
“Siç kam thënë shumë herë, demokraci do të thotë bashkëpunim konstruktiv ndërpartiak dhe aftësi për kompromis. Bojkoti nuk është shenjë e maturisë demokratke. Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut duhet të shihet si qëllim strategjik nacional i të gjitha forcave politike dhe shoqërisë civile. Në këtë pjesë, kam marrë garancë nga lideri i opozitës se ata do të luajnë rol aktiv dhe kontruktiv në zgjedhjet presidenciale dhe nuk kam arsye të dyshoj në këtë”
Sa i përket vendimit të Këshillit të BE-së, ai u shpreh i bindur se duke pasur parasysh përparimin e realizuar, do të mund të përgatisin raport pozitiv dhe rekomandim të qartë për negociata qasëse me Shkupin dhe pas kësaj, vendet anëtare do të sjellin vendim.










