BE do hapë bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë?

Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë, me anë të një deklarate për medie, kanë bërë të ditur se kreu i kësaj partie, Zoran Zaev, është i interesuar të hapë negociatat për antarësimin e vendit në Bashkimin Europian, e cila do ta fillojë përmes hapjes së dy kapitujve.

Sipas një komunikate të sotme të LSDM-së Bashkimi Evropian paska për qëllim hapjen e kapitujve 23, i cili ka të bëjë me strukturat juridike dhe të drejtat fundamentale dhe 24, me drejtësi, liri dhe siguri.

“Bashkimi Evropian thotë se ka qëllime pozitive me Maqedoninë për të hapur kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me drejtësi dhe siguri”, thuhet në deklaratën e kësaj partie, e cila ka ardhur pas vizitës së eurokomisionerit Johannes Hahn në Maqedoni.

Ndërkohë, kjo është hera e parë ku thuhet se BE është e interesuar të hapë kapitujt për antarësimin e Maqedonisë në BE, edhe pse ende nuk është zgjidhur çështja e emrit me Maqedoninë, gjë e cila është bërë pengesë për hyrjen në NATO-të Maqedonisë. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu