Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton për hapje për qarkullim të përkohshëm (sezonal) të PKK Strazimir, ndërmjet RKS dhe RMV.
Kjo pikë do të jetë e hapur nga data 25 korrik deri më 25 shtator 2025.
“Pika e Kalimit Kufitar e përcaktuar me këtë Vendim hapet për aktivitet dhe manifestime kulturore, shkencore, profesionale, sportive dhe apo turistike”, thuhet në vendim.