Haraçinasit të alarmuar lidhur me faturat e larta që i ka dërguar EVN- Maqedoni. Ata sot protestuan ashpër duke thënë se nuk mund të tolerojnë që kjo kompani për furnizim me energji elektrike të vjedh qytetarët.
“Me 7 mijë denarë rrogë, ndërsa fatura më vjen 10 mijë denarë. Ku ka kështu. Si mund të vjedhin nga një shtëpi apo familje që minimalisht dhe me shumë kujdes shfrytëzon energjinë elektrike”, theksuan protestuesit në Haraçinë, të cilët bllokuan rrugën e vjetër Kumanovë – Shkup, ndërsa për periudhën e ardhshme paralajmërojnë bllokimin e autostradës.










