Gjatë shpërndarjes së materialit zgjedhor nëpër vendvotime, është regjistruar edhe tentativa e parë për parregullsi. Mësohet se pas vendosjes së materialit zgjedhor në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Haraçinë, pjesëtarët e një partie politike kanë marrë vulat në shtëpitë e tyre.
Anëtarët e partive të tjera kanë reaguar menjëherë duke njoftuar KSHZ-në, Ministrinë e Brendshme dhe OSBE-në, pas çka personat e njëjtë janë detyruar të kthejnë vulat në vendin e tyre. Për redaksinë e televizionit Shenja është e njohur edhe përkatësia partiake e personave që kanë tentuar të marrin vulat, por për shkak të heshtjes zgjedhore nuk do ti përmendim










