Haradinaj: Afërsia Rama-Vuçiq e mirëseardhur nëse shfrytëzohët për të mirë dhe çon në një zgjidhje Kosovë-Serbi

Ish-kryeministri dhe kreu i AAK-së, Ramush Hradinaj ka folur për raportet e mira në mes të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Haradinaj ka thënë se e mirëpret një raport të tillë nëse i njëjti do të kontribuojë në zhvillime pozitive dhe zgjidhje të problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë, gjë që pastaj do të hapte rrugën për Kosovën drejt NATO-s dhe BE-së.

Po mendoj se ne duhet të gjithë, çdo mundësi, resurs, përparësi të krijuar, ta shfrytëzojmë për diçka të mirë.Dhe kjo miqësi po u shfrytëzua për diçka të mirë, është e mirëseardhur pra. Dhe pse jo, ia vlen me investu gjithë atë që është kriju, gjithë atë që ka ndodhë në Ballkan, që të mbyllen këto çështje të hapura”, ka thënë Haradinaj.

“Ne si Kosovë nuk e fshehim, ne e kemi synim dhe jo vetëm synim por të rëndësisë jetike, anëtarësimin në NATO. Dhe arsyeja pse nxitojmë për marrëveshjen me Serbinë është që ndonjë nga Defenders të ardhshëm, ushtrimi NATO-s në Ballkan, të na përfshijë si anëtarë të NATO-s, se ne jemi pjesë e ushtrimeve të përbashkëta. Pra, ndihma e kryeministrit Rama, ndihma e politikanëve të opozitës në Shqipëri, e të gjithëve është e mirëseardhur që të mbyllet një çështje kaq me rëndësi”, ka shtuar tutje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu