Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është paraqitur në një gjykatë në Colmar të Francës për seancën dëgjimore, pas paraqitjes së kërkesës për ekstradim nga autoritetet e Serbisë dhe një kërkese të palës mbrojtëse për lirimin e tij.
Avokat mbrojtës i Haradinajt është edhe avokati nga Kosova Arianit Koci, që ka udhëtuar për në Francë.
Koci ka thënë se pret që Haradinaj të lirohet dhe të kthehet në Kosovë.
Gjykata mund të marrë një vendim gjatë ditës për Haradinajn përfshirë edhe lirimin me kusht deri në përfundimin e procedurave gjyqësore, duke e mbajtur atë në shtetin francez, thonë zyrtarët mbrojtës të tij./Lajmi