Pas njoftimit se Qeveria e Kosovës ka pranuar donacion njëmijë teste për COVID-19, ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se nuk do ta pranonte ndihmën e Serbisë edhe sikur t’ia kishte ngjallur dy vëllezërit e humbur, Luanin e Shkëlzenin.
Sipas tij është inat se si Mali i Zi e refuzoi ndihmën e Serbisë, ndërkaq Kosova e pranoi.
Për testet në fjalë mbrëmë Kurti e quajti gjest të vullnetit të mirë, derisa nuk kishte njohuri nëse ato kishin ardhur për Kosovën apo siç e quajnë serbët “Kosova i Metohija”.
Fjalët e Haradinaj: