Haradinaj i bën thirrje Qeverisë që të merret më seriozisht me situatën e zjarreve në vend

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj shprehet i shqetësuar me përfshirjen e shumë rajoneve të vendit nga zjarret.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai i ka bërë thirrje qeverisë që të merret më seriozisht me këtë çështje, ndërkaq ka apeluar për kujdes.

“I shqetësuar për përhapjen e zjarreve në mbarë territorin e Kosovës”, shkroi Haradinaj.

Kërkoj nga Qeveria të merret më seriozisht me çështjen, pasi që mund të pësojnë jetët dhe pronat e qytetarëve të Kosovës”, shtoi ai.

“Apeloj për kujdes të shtuar që zjarret të mos shkaktohen nga dora njerëzore”, tha Haradinaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu