Haradinaj i bindur: AAK nuk merr pjesë në seancën për votimin e presidentit

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka thënë se deputetët e këtij subjekti politik nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e presidentit.

Ne jemi kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit”, thotë Haradinaj.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka dhënë me kohë qëndrimet rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit. Ne jemi kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit.

Shembull për këtë ishte tentimi i mbrëmshëm për marrjen e vendimit ad-hoc për ndryshim të ligjit zgjedhor, duke e kontrabanduar në Kuvend, me arrogancë numrash e shantazhe. Andaj, deputetët e Aleancës, nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e Presidentit“- shkruan Haradinaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu