Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i është përgjigjë Presidentit serb Aleksandër Vuçiç i cili kishte deklaruar se nëse pala kosovare pret njohje përfundimtare në takimin e shtatorit në Washington, “më mirë të mos hargjojnë kerozinë fare”.
“Më mirë me ja nxjerrë kimetin kerozinës, mos me shku shpesh me i krye menjherë… se njëditë ka me e njoftë Serbia Kosovën. Mund ta njeh më 2 shtator ose 4 shtator ose në tetor, por ka me e njoftë. Më mirë të mos endet shumë edhe Ai (Vuçiçi), le ta kryen…” – ka thënë ish-kryeministri Haradinaj.










